Të Mirat Detare: NË ULQIN UJI I DETIT KRYESISHT ME CILËSI TË SHKËLQYER

Kvalitet vodeRezultatet e analizës së ujit të detit për periudhën prej me 03 deri më 07 gusht të vitit 2020 kanë treguar se uji i detit në plazhet e Ulqinit ka cilësi shumë të mirë, gjegjësisht është i rregullt për nga ana sanitare dhe i sigurt për larje dhe rekreacion, njoftohet nga Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare”.

Siç theksohet, prej gjithsej 18 lokacionesh në të cilat bëhet analiza e cilësisë së ujit të detit në Komunën e Ulqinit, tek 16 prej tyre uji ka cilësi të shkëlqyer, ndërsa në 2 plazhe uji ka cilësi të mirë.

Analizën e cilësisë e bëjnë ekspertët nga Instituti për Biologji nga Kotorri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi