Të Mirat Detare: NGA VITI I ARDHSHËM MË PAK OBJEKTE TË PËRKOHSHME

Predrag JelusicDrejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare nga Budva Predrag Jellushiq deklaroi se nga viti i ardhshëm do të zvogëlohet numri i objekteve të përkohshme në zonën e të mirave detare në territorin e komunës së Ulqinit.

Ai në intervistë për “Pobjeda” dhe “Dnevne novine” tha se kjo në veçanti ka të bëjë me objektet të cilët shëmtojnë pamjen e bregut, gjegjësisht shëtitores.

“Mendojmë që kur të bëjmë planin e ri, i cili do të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit 2019, këtë numër ta zvogëlojmë, në veçanti në lokalitetet ku tashmë ekzistojnë ose janë paraparë objektet hotelerike të standardeve të larta siç janë hotelet me katër, katër plus dhe pesë yje”, tha ai duke theksuar këtu Ulqinin.

Ai theksoi se këtë vit presin edhe “risi në standardet dhe pamjen e objekteve të përkohshme, për të cilët në zonën e të mirave detare dhe në zonën e vetëqeverisjeve lokale pëlqimin për zgjidhjen vizuale dhe funksionale do ta japin arkitektët kryesor të qytetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Kalaja e Ulqinit në hartat më të famshme të botës

Argumentët që Kalaja e Ulqinit është e njohur në të gjithë botën që nga kohërat e lashta dëshmohet nga fakti se ai është në hartën e famshme gjeografike të Klaud Ptolemeut, historianit, gjeografit dhe bibliotekarit