Ndërmarrja publike për të mirat detare ka realizuar në komunë të Ulqinit rreth një të treten e gjithsej 5.6 milion euro të ardhura vitin e kaluar.
Siç është deklaruar agjencisë Mina-business, vetëm vlera e kompensimit të kontraktuar për objektet dhe shtëpizat e përkohshme në Bunë ishte 1,3 milion euro.
Nuk është cekur veçanërisht sa të ardhura janë realizuar në këtë komunë për kompensimin e përdorimit të plazheve, tarracave të objekteve hotelerike dhe për dhënien e pjesëve tjera të bregdetit dhe akva hapësirës, nga të cilat në gjithë Bregdetin janë mbledhur 4,3 milion euro.
Në komunë të Ulqinit gjendet 56,3 për qind e hapësirës me të cilën menaxhon NP Të mirat detare.