Kontrolluesit e Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare konstatuan ekspanzionin e ndërtimit të egër në brigjet e Bunës, shkruan „Pobjeda“.
Siç theksohet, u evidentuan gjithsej 109 objekte (48 në bregun e majtë dhe 61 në bregun e djathtë të lumit) të cilët nuk janë paraparë me Programin e Objekteve të Përkohshme për periudhën 2019 – 2023.
Shtohet se për këtë gjë kanë njoftuar Prokurorinë Themelore Shtetërore, e cila i dërgoi në polici paditë kundër N.N. personave.
“Pasi që policia të vërtetoi se kush janë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje prokuroria do të mund të iniciojë procesin”, theksojnë nga Prokuroria.