Ndërmarrje publike të Mirat detare ka ftuar të gjithë përdoruesit e të mirave detare të cilëve kontrata e përdorimit ju skadon më 31.12.2013 që në afatin sa më të shkurtër të vizitojnë zyrat e kësaj ndërmarrje publike në Budve.
“Është e domosdoshme që të nënshkruajnë aneksin me të cilin do të shtyhet zgjatja e kontratës dhe të paguhen mjetet e caktuara për kompensim për vitin 2014, me kusht që kanë plotësuar të gjitha detyrimet paraprake të caktuara me kontratë. Në të kundërt, Ndërmarrja publike do të shpall konkursin publik për dhënie me qira të të gjithë pjesëve të të mirave detare përdoruesve tjerë të interesuar”, thuhet në kumtesë.