Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare, të cilin e drejton Xhaudet Cakuli, miratoi planin e shfrytëzimit të mjeteve për vitin 2019.
Siç raportojnë mediat nga Podgorica, në Komunë të Ulqinit investim më i madh u planifikua për ndërtimin e shtegut të këmbësorëve nga hoteli “Albatros” deri tek kepi i Gjeranave me mbikëqyrje, me vlerë të përgjithshme prej 156.000 euro.
U planifikuan mjetet shtesë për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e pajisjes për nxjerrjen dhe uljen e barkave në det në fundin lindor të Plazhit të Vogël.
Po ashtu, do të ndërtohet murit mbrojtës nën ish hotelin “Galeb”, që së bashku me mbikëqyrje do të kushtojë 141.000 euro.
Shtohet se 200.000 euro janë planifikuar për vazhdimin e punimeve për thellimin e degës së djathtë të Bunës.