Të mirat detare: PLAZHI I MADH DHE VALDANOSI DO TË KENË PRONAR TË RI?

Velika Plaza_3Vendimi i Gjykatës së lartë me të cilën praktikisht tentohet nacionalizimi i pronës private në zonën e të mirave detare është shembull klasik i diskriminimit të të gjithë bregdetarëve të cilët në mënyrë ligjore kanë arritur pronën, kanë deklaruar organizatat nga Tivati të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të veta.

„Sikur kë qëndrim ligjor është sjell në vitin 1945 apo 1946 nuk do të çuditemi, sepse atëherë vendimet e ngjashme janë sjell me dekrete. Por, të bëhet kjo në fillim të shekullit 21 është thjesht e pashpjegueshme“, tha Ivan Starçeviq.

Ai tha që në rastin e jetësimit të këtij vendimi të Gjykatës së lartë, Plazhi i madh i Ulqinit, Valdanosi dhe Bularica do të fitonin pronar të ri i cili vet mund të nënshkruaj kontrata me investitor.

Këshilli qytetarë i Gjykatës së lartë në fillim të tetorit ka pru vendiim që e gjithë prona në zonën e të mirave detare pronë e shtetit, ndërsa ato që kanë shtëpi dhe pronësi në këtë zonë duhet të nënshkruajnë kontraten me Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare, me seli në Budva, në mënyrë që të mund të përdorim pronën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…