Me qëllim të përgatitjes më të mirë të sezonit turistik dhe duke vërejtur nevojën për kësi lloj punimesh, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ka njoftuar që ka iniciuar këto dy investime në komunë të Ulqinit:
- Riparimi i rrethojës metalike në “Pyllin e pishave” dhe
- Riparimi i rrethojës prej drurit në Plazhin e madh.
Shtohet që këto punime janë kompletuar ose janë në vijim dhe do të kompletohen së shpejti.