Këtë vit janë dy projekte kyçe që do të realizohen në territorin e Komunës së Ulqinit, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, njoftuan nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.
Siç tha për “Vijesti” drejtori i atij institucioni, Mladen Mikijel, bëhet fjalë për projekte për rikonstruimin e Sheshit në Molen e Madhe dhe shëtitores nga hoteli “Albatros” deri në Kepin e Gjeranave.
Shtohet se këto projekte do të përmirësojnë ndjeshëm pamjen e bregdetit tonë.