Mbas konstatimit që pjesa veriore – muri i betonit në plazhin “Valdanos”, me gjatësi rreth 50 metër dhe gjerësi rreth 4 metër është krejtësisht i papërdorshëm, madje edhe i rrezikshëm për kalimtarët për shkak të murit të thyer të shëtitores së dikurshme, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi ka angazhuar me këtë rast kryesin e punimeve “Adji invest” shpk nga Nikshiqi, i cili u zgjodh në tender dhe detyra e të cilit ishte që të bëjë sanimin e përkohshëm dhe rregullimin e kësaj pjese të plazhit.
Me punime është paraparë heqja e murit të thyer dhe dërgimi në depon, e pastaj vendosja e shtresës së rërës ekzistuese me një shtresë përfundimtare të “rërës së detit”.
“Plazhi është gati për shfrytëzim. Punimet janë kryer në mënyrë cilësore dhe në afat të shkurtër, kështu që kjo pjesë e plazhit është rregulluar dhe është e sigurt për shfrytëzim në sezonin tashmë të filluar turistik”, thonë nga kjo Ndërmarrje publike.