Flamuri i parë i kaltër në Mal të Zi për vitin 2022 do të ngritët simbolikisht për Ditën e Oqeanit dhe Detit, të mërkurën më 8 qershor, në plazhin “MCM” në Plazhin e Madh të Ulqinit në ora 10:30.
Me këtë rast do të publikohen të gjithë fituesit e këtij eko-simboli botëror nga vendi ynë, në 35-vjetorin jubilar të ekzistencës së tij.
Flamurin e parë të kaltër për vitin 2022 do ta ngrejë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare në Malin e Zi, Mladen Mikijel.