Rezultatet e analizës së cilësisë së ujit të detit për 109 lokacione, të cilat Instituti i Biologjisë të detit i ka kryer në periudhën nga 25 korriku deri më 1 gusht të këtij viti, rezultuan se në 80,7% të lokacioneve uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer, në 13,8% të lokacioneve i mirë, në 4.6% të lokacioneve i cilësisë së kënaqshme, ndërsa në 0.9% të lokacioneve cilësia e ujit ishte e cilësisë së dobët. Këto rezultate tregojnë se uji i detit në shumicën e plazheve të Malit të Zi është i sigurtë për larje dhe rekreacion.
Klasifikimi i ujërave për larje në kuadër të programit të këtij viti për monitorimin e cilësisë sanitare të ujit të detit bëhet në përputhje me nenin 8 të Rregullores për mënyrën dhe afatet e zbatimit të masave të sigurisë për ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave për larje (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 028/19), e cila i klasifikon ujërat si: “të shkëlqyera”, “të mira”, “të kënaqshme”. “dhe “të këqija”.
Kur është fjala për Komunën e Ulqinit, nga gjithsejt 18 lokacione ku zbatohet Programi për Monitorimin e Cilësisë Sanitare, uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer në 15, i mirë në 1 dhe i kënaqshëm në 2 lokacione.