Prej gjithsej 18 lokacioneve në të cilët bëhet analiza e cilësisë së ujit të detit në komunën e Ulqinit, në 17 prej tyre uji kishte cilësi të shkëlqyer, ndërsa në 1 plazh uji ishte me cilësi të kënaqshme, njoftohet nga Ndërmarrja Publike Për Administrimin e të Mirave Detare.
Siç thuhet, këto rezultate vërtetuan se uji i detit në plazhet e Ulqinit ka cilësi të mirë, gjegjësisht është i rregullt dhe i sigurt, në aspektin sanitar, për larje dhe rekreacion.