Sipas analizave të fundit, cilësia e ujit të detit në Ulqin është kryesisht e shkëlqyer.
Siç njoftohet Portali Ul-info nga Ndërmarrja Publike për Administrimin e Të Mirave Detare, nga 18 njësi matëse, në 13 uji ishte me cilësi të shkëlqyer, ndërsa në katër me cilësi të mirë dhe një me cilësi të kënaqshme.
Analizën e cilësisë së ujit të detit e bënë dy here në muaj Instituti për Biologjinë e Detit nga Kotorri.