Rezultatet e para të cilësisë së ujit të detit në Ulqin, e cila është bërë në periudhën prej më 23 deri me 26 maj, treguan se ajo është e rregullt nga ana sanitare dhe e sigurt për larje dhe rekreacion, njoftohet nga Ndërmarrja Publike Për Menaxhimin e Të Mirave Detare.
Në 13 plazhe në rivierën e Ulqinit cilësia e ujit të detit ka cilësinë më të lartë (K1), ndërsa në tre vende të kategorisë „K2“.
Bëhet fjalë për plazhet që gjenden në fillim të Plazhit të Madh.