Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare njoftuan se gjatë vitit të kaluar Komunës së Ulqinit iu pagua mbi 700.000 euro në bazë të kontratës në bazë të të cilës kjo ndërmarrje dhe Komuna i ndajnë të ardhurat e realizuara për pagesën e kompensimit për qiramarrje të të mirave detare.
“Në bazë të kësaj kontrate, në vitin 2017 Komunës së Ulqinit iu transferuan gjithsej 704.841,26 euro, gjersa e njëjta vlerë u parashiua edhe për këtë vit”, theksojnë nga kjo ndërmarrje.
Thuhet se në vitin 2017 dhe 2018 kanë ndarë 250 mijë euro për pjesëmarrje në projektin e kryerjes së punimeve në heqjen e materialit tepricë nga grykëderdhja e djathtë e Bunës, edhe pse kjo nuk është kompetencë e drejtpërdrejt e tyre.