Qendra për arsimim qytetar (CGO) ka kritikuar faktin se komuna e Ulqinit nuk ka miratuar planin e aksionit për luftë kundër korrupsioni në nivel lokal (LAP) për vitin 2013-2014.
“Me këtë është treguar mosinteresim i pushtetit në këtë komunë për ballafaqim me problemet konkrete që kanë të bëjnë me korrupsion dhe funksionim të vetëqeverisjes lokale”, theksohet nga kjo OJQ.
Shtohet që komuna e Ulqinit në WEB faqe nuk ka publikuar LAP-in, si dhe as draftin e këtij dokument.
“CGO vlerëson se informatat rreth LAP për luftë kundër korrupsionit kanë rëndësi të njëjtë si aktivitetet tjera të komunës dhe që ato duhet të publikohen në kohë, në mënyrë që të jenë të qasshme për qytetar/e në çdo moment të vitit me të cilin kanë të bëjnë”, vlerësuan nga CGO.