Në Ulqin gjethi i larit prej kohësh përdorej në ushqimin e përditshëm. Ishte erëza e preferuar e ushqimit, ndërsa hulumtimet tregojnë se është plotë me vitamina dhe minerale.
Vitaminë A dhe C ka më së shumti, ndërsa nga mineralet hekur, kalcium dhe magnez. Era e gjethit të larit largon insektet, ndihmon tretjen, nxit disponimin e mirë, zvogëlon rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare.
Është mjet i shkëlqyer për parandalimin e gripit dhe viruseve tjera infektuese, qetëson dhimbjen e kokës dhe është ndihmë e mirë në rastin e migrenës.
Nuk është e rastit që pjesa e qytetit e cila sot quhet Mëhalla e re dikur quhej QafLarje, si dhe që lar kishte kudo në qytet.