TË PREMTËN DHE TË SHTUNËN NË KRIPORE: FESTIVAL KUSHTUAR SHPENDËVE, KRIPËS DHE NJERËZVE

Organizata “Dr. Martin Schneider – Jacoby” (MSJA) organizon manifestimin kushtuar Parkut Natyror “Kriporja e Ulqinit” dhe me rastin e përvjetorit të 30-të të shpalljes së Malit të Zi shtet ekologjik.

Ky eveniment mbështetet nga partnerët e MSJA, Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve dhe organizata gjermane EuroNatur, në kuadër të projektit “Ulqin Salina – Mbrojtja, restaurimi dhe ruajtja e ligatinës kryesore për natyrën dhe njerëzit”, dhe financohet nga MAVA, ndërsa bashkëfinancohet nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Manifestimi do të mbahet më 17 dhe 18 shtator 2021, me fillim në ora 16.00 në Kriporen e Ulqinit.

Organizatori fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në BirdSaltPeople Fest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi