Panairi i ullirit dhe i prodhimeve nga ulliri do të mbahet në qendrën tregtare Bazar në Podgoricë të premten dhe të shtunën nga ora 8 deri në 22.
Vizituesit do të kenë mundësi të degustojnë prodhimet e ullirit, si dhe ushqimet nga ulliri, të cilat do të shërbehen në restorantin “Buzz” me çmimi promovuese.“Qendra tregtare “Bazar” do të jetë vend ideal që në një vend të gjenden, nga njëra anë, të gjithë prodhuesit e rëndësishëm të ullirit dhe nga ana tjetër, të gjithë që dëshirojnë të vizitojnë panairin, të fitojnë informata të dobishme dhe interesante për prodhimet e ullirit, cilësisë së tyre, përdorimit dhe rëndësisë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, theksojnë organizatorët.