Ministria e kulturës së Malit të Zi, në bashkëpunim me institucionet lokale dhe nacionale nga fusha e trashëgimisë kulturore, të nëntin vit me radhë i bashkëngjitet iniciativës ndërkombëtare të Ditës së trashëgimisë evropiane.
Manifestimi i sivjetmë do të realizohet nëpërmjet programit të shumëllojshëm të dedikuar popullarizimit të trashëgimisë kulturore të bashkësive lokale, në pajtim me temën evropiane: “Trashëgimi kulturore dhe komuniteti lokal”.
Dita e trashëgimisë evropiane 2016 do të shënohet edhe në Ulqin, në Qendrën e kulturës, më 30 shtator, me fillim në ora 20, me prezantimin e trashëgimisë kulturore të kësaj komune.