Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka.
Në këtë mënyrë u krijuan të gjitha parakushtet për fillimin e ndërtimit të një hoteli të ri në lokacionin e ish “Jadranit”, në të cilin do të investohen rreth 50 milionë euro.
Nga “Royal” është bërë e ditur se operatori i hotelit të ri do të jetë brendi me famë botërore “Hilton”.
Hoteli në Sukë u ndërtua fillimisht në vitin 1938 dhe u shkatërrua në tërmetin katastrofal më 15 prill 1979.