Me hapjen e Muzeut digjital në Ulqin do të realizohet në tërësi projekti IPA “Kyçja në internet e zonave kufitare të Bjeshkëve të nemura”, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Ky solemnitet, siç është paralajmëruar, do të mbahet të premten, më 4 shtator, me fillim në ora 10, në Muze në Kala të Ulqinit.
Muzeu digjital, nëpërmjet animacionit tredimensional, do të prezantojë një pjesë të trashëgimisë historike dhe kulturore të Ulqinit.