Të premten info sesioni në Ulqin: FTESË TË RINJVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR

RYCONë Youth Corner në Ulqin të premten, me 3 nëntor, me fillim në ora 11, do të mbahet info sesioni.

„Gjatë sesionit informativ do të flasim për Zyrën rajonale për bashkëpunimin e të rinjve (RYCO) dhe konkursin e parë për projekte i cili është në vijim. RYCO është organizatë ndërkombëtare e cila u themelua nga ana e qeverive të Ballkanit perëndimor – Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovines, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë“, thanë organizatorët FORUMI MNE, zyra lokale RYCO në Mal të Zi dhe Drejtoria për të rinj në Ministrinë e arsimit.

Në ftesë po ashtu shtohet se „nëse keni ide të mirë si të lidhni njerëzit nga rajoni përmes dialogut interkulturor, pjesëmarrjes aktive dhe inkluzionit social dhe keni të pakten një partner në rajon, organizata ose institucioni i juaj është përsosmërisht i përshtatshëm për konkursin e parë për projekte të cilin e shpalli RYCO“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti