Të premten: NDESHJA E GAZETARËVE SPORTIV TË MALIT TË ZI DHE SHQIPËRISË

futboll, fudballIdeja e cila u krijua në fillim të janarit të këtij viti gjatë mbajtjes së garës rrugore të atletikës në Ulqin kur u takuan drejtuesit e shoqatave të gazetarëve sportiv të Malit të Zi dhe Shqipërisë të luajnë një ndeshje miqësore në Ulqin, do të realizohet të premten nga ora 18 në terrenin e Qendrës së futbollit “Causheviq” në Plazhin e madh.

“Vërtet gëzohemi që plani dhe dëshira do të na realizohet dhe që nikoqir do të jenë QF Causheviq, hoteli Dajti dhe qyteti i Ulqinit dhe në këtë mënyrë modeste të vërtetojmë atë që përpiqemi dhe që është traditë e kësaj trevë, e kjo është ndjenja e veçantë për mikun, komshiun, bashkëpunëtorin dhe kolegun pavarësisht nga është dhe cilës fe apo komb i takon”, tha njëri nga organizatorët e këtij takimi Misho Causheviq dhe shtoi që do të bëj çdo që të gjithë të ndjehen si në shtëpi të vet, si dhe që ky lloj shoqërimi të bëhet traditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi