Qendra kulturore e Ulqinit në bashkëpunim me Bashkimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi organizojnë përurimin e revistës Dija 15.
Të pranishmëve në këtë mbrëmje kulturore do ti drejtohen drejtori i Qendrës kulturore Astrit Salaj, kryetari i Bashkimit të krijuesve shqiptarë dr. Gani Karamanaga, dr. Nail Draga, dr. Bahri Brisku dhe Gazmend Çitaku.
Përurimi do të mbahet të premten, me 14 tetor të vitit 2016, me fillim në ora 18, në Bibliotekën e qytetit.