Parakushti i parë për mbarëvajtjen e sfilatës së parë ndërkombëtare të odës “Ulcinj Fashion Night” është plotësuar: sonte dhe nesër në këtë rajon nuk priten reshje.
Për skenën më të bukur, e cila është vendosur në Mole të madhe, me bedene të ndiçuara të Kalasë, janë kujdesur organizatorët e manifestimit, themeluesit e shoqatës “Montenegro Events”: Leo Jankoviq, Edita Nimanbegu, Mujo Uruçi, Bojana Jeliq dhe Millan Baroviq.
Ato theksojnë se çdo gjë është gati për spektakël në të cilin do të prezantohen nëntë kreator të modës nga vendet e rajonit dhe Italisë.
Dëshira e tyre është, siç shtojnë, që kjo ngjarje të bëhet tradicionale dhe që Ulqini të jetë në hartën e qyteteve europiane të modës.