Këtë të premte në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin do të mbahet gara finale e manifestimit “Netët e kripit shqiptar”.
Sipas fjalëve të organizatorit kryesor të manifestimit, producentit Petri Bozo, publiku do të shoh 48 klipe të këngëtarëve të njohur të muzikës zbavitës nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.
Festivali organizohet prej vitit 2002 dhe transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet më të mëdha shqiptare. “Kjo është mundësi e mirë që Ulqini të promovohet në aspektin turistik dhe kulturor në parasezon”, shtoi Bozo.