Të premten, me 25 nëntor, me fillim në ora 18, në Bibliotekën e Ulqinit do të mbahet përurimi i tre librave të Dr. Bahri Briskut.
Bëhet fjalë për veprat “Miguel Servantesi në Ballkan”, “Ullishtaria dhe mullinjtë e ullirit në Ulqin dhe rrethinë” dhe “Hulumtime dhe kontribute për çështjen shqiptare”.
Organizatorë të përurimit janë Biblioteka dhe Qendra për kulturën në Ulqin, Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi, Shoqata e ish të përndjekurve politik të Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe Shoqata Buzuku nga Ulqinit.