Nën organizimin e Bibliotekës së qytetit dhe portalit Ul-info, në Bibliotekën e qytetit të premten, më 20 mars, me fillim në ora 19, do të mbahet promovimi i revistës për vetëqeverisje lokale dhe ruajtjen e trashëgimisë së Malit të Zi KOMUN@.
Në promovim do të flasin zëvendës ministri i kulturës dhe drejtori i Drejtorisë për media në Mal të Zi, mr Zhelko Rutoviq, drejtori i Qendrës për kulturë në Ulqin, dr Nail Draga, kryeredaktori i Komunës, mr Amer Ramusoviq, kolumnistët dhe anëtarët e redaksisë Zhelko Miloviq, dr Gani Karamanaga, Mustafa Canka dhe Ismet Karamanaga, si dhe drejtoresha e Bibliotekës Ardita Rama.
Komuna në mënyrë tematike merret me të gjithë aspektet e trashëgimisë tonë duke inkurajuar dhe afirmuar vlerat e saja të jashtëzakonshme, duke iniciuar valorizimin, rinovimin dhe mbrojtjen e saj në zonën e të gjithë komunave në Mal të Zi.