Të premten, me 1 dhjetor, në Galerinë e arteve të Qendrës për kulturë në Ulqin do të shfaqet filmi dokumentar “Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës bashkon shtete dhe popuj”.
Ky film është pjesë e projektit “Vilajeti i Shkodrës”, i cili realizohet nga Forumi për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa nën patronatin e Prefekturës së Shkodrës, Komunës së Ulqinit dhe Bashkisë Shkodër.
Qëllimi i këtij filmi dokumentar është të njoftohet opinioni vendor ndërshtetëror dhe ndërkufitar mbi historinë, kulturën, pasuritë natyrore, florën dhe faunën e këtij rajoni; të sensibilizohet opinioni ndërshtetëror për mundësinë e mobilizimit të resurseve te ketij rajoni.