TË RINJTË INFORMOHEN PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE TË KOMUNËS

Të mërkurën në Këndin për të Rinj të Bibliotekës së Ulqinit, OJQ Horizonti i Ri organizoi një sesion të veçantë me pjesëmarrësit e projektit “Vendimmarrje me të rinjtë” lidhur me politikat financiare lokale.

Mysafirë i përzgjedhur i këtij takimi ishte Sekretari për buxhet dhe financa në Komunën e Ulqinit z. Arian Murati.

Temat kryesore që ai prezantoi para të rinjve ishin kryesisht të lidhura me informacionet themelore të financave lokale, si për shembull: si krijohet Buxheti i Komunës, në çfarë forme qytetarët paraqesin kërkesat e tyre për hartimin e buxhetit, cilat janë burimet kryesore financiare që e mbushin Buxhetin, cila është struktura e Buxhetit të Komunës, si shpenzohen paratë publike, si realizohet transparenca e buxhetit, cilat janë investimet lokale që bën Komuna e Ulqinit të ngjashme.

Ky projekt i edukimit joformal të rinjve realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukimin Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi