Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit trajtoi çështje që lidhen me rrezikun nga dezinformimi në kohën e mbingarkimit informativ, për funksionin e medias, diversitetin e mediave mënyrat dhe mundësitë e identifikimit të lajmeve të rreme; pastaj për nevojën e edukimit mediatik për shkak se jetojmë në një botë të mediatizuar, ndryshimin e rolit të gazetarit dhe konceptit të audiencës te mediat e reja, fuqizimin e të rinjve për t’i shfrytëzuar racionalisht këto media, por edhe për të rritur kompetencat e tyre për pjesëmarrje aktive në proceset demokratike.

Në pjesën e dytë të sesionit të moderuar nga Sabra Deceviq, pjesëmarrësit punuan në leximin dhe kuptimin e imazheve në media, duke demonstruar edhe raste konkrete të njoftimeve të gabuara, manipulimit të fotografive, etj.

Hulumtimet e fundit tregojnë se përhapja e fushatave dezinformuese është një problem shumë i theksuar në Mal të Zi dhe se situata politike ka rezultuar në një polarizim të fortë të shoqërisë. Mediat padyshim që kontribuojnë në këtë situatë. Përmbajtjet mediatike që ofrohen në këto rrethana, mund të kenë ndikim negativ te të rinjtë në përgjithësi e veçanërisht ta ata që u përkasin popujve pakicë.

Projektit mbështetet nga Ambasada e SHBA në Podgoricë, në kuadër të programi “U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…