TË RINJTË NË PROJEKTIN “RRUGËT E ZHVILLIMIT TË KARRIERËS” SHPËRBLEHEN ME DIPLOMA

Në përmbyllje të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”, organizuam ceremoninë e ndarjes së diplomave për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës.

Gjatë 22 muajve pune intensive mbi 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra, ndoqën cikle trajnimesh edukative mbi punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale në sektorin e turizmit, realizuan praktikat e punës në bizneset lokale, vijuan kurset profesionale në fushat e marketingut digjital, menaxhim biznesi, shkrim projektesh, etj. Nxënësit e dy shkollave të mesme shkëmbyen eksperienca profesionale dhe prezantuan arritjet e tyre në panairet ndërkufitare dhe e finalizuan këtë proces me hartimin ideve të biznesit dhe fillimin e realizimit të tyre.

Të rinjtë nga Ulqini që kanë ndjekur rregullisht aktivitet, trajnimet, praktikat dhe kurset që janë realizuar gjatë dy viteve të kaluara, u pajisën me diploma për pjesëmarrjen aktive në këtë projekt.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte që të rinjtë në zonën ndërkufitare Mali i Zi – Shqipëri të kenë qasje më të mirë në shërbime, tregje pune e në informacione dhe si rrjedhojë të ndikojë në rritjen ekonomike, duke zvogëluar kështu problemet sociale në komunitetet e tyre. Gjithashtu ky projekt kontribuoi që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja pune për rritjen e konkurrencës mes të rinjve në tregun lokal si dhe për të krijuar një biznes të vetin duke u punësuar për një periudhë më të gjatë.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhezbatohet nga organizata WorldVisionAlbania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.

Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo