TË RINJTË NGA ULQINI VIZITOJNË PARLAMENTIN E MALIT TË ZI

Në kuadër të projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”, sot realizuam vizitën studimore në Parlamentin e Malit Zi. Të rinjtë patën mundësi të njihen nga afër me ambientet në të cilat zhvillohen seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni, për praktikat dhe procedurat parlamentare, etj.  

Në një sesion të veçantë, pjesëmarrësit e projektit i pritën deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkreli.Përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë, të rinjtë u informuan për çështje të shumta që lidhen me proceset politike në Mal të Zi, dëgjuan përvoja konkrete nga puna Kuvend, por edhepër sfidat, arritjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin e jetës parlamentare. Ata patën mundësi tu bëjnë pyetjedrejpëtdrejta deputetëve për tematika të ndryshme siç është ajo e sistemit zgjedhor në Mal të Zi, e kuotave për mandatin e deputetit, pastaj për institutin e imunitetit të deputetit, për nivelin e debatit parlamentar në rrethanat tanishme, për mundësinë e përdorimit të gjuhëve të pakicave në punën e Kuvendit, etj, por njëkohësisht edhe të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për zhvillimet aktuale shoqërore.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin