Qendra për hulumtimin e shpendëve (CZIP) dhe BirdLife kanë njoftuar që të shtunën më 4 tetor në Kriporen e Ulqinit, zonën më të rëndësishme për kalimin e dimrit, ndërtimin e çerdheve dhe pushim të shpendëve në bregun lindor të Adriatikut, do të organizojnë festimin e Ditës evropiane për vëzhgimin e shpendëve.
Kjo ditë shënohet çdo fundjavë të parë të tetorit në më shumë se 40 vende evropiane, me më shumë se 1000 manifestime të cilët grumbullojnë me dhjeta mijëra dashamirë të shpendëve.
Këtë vit, CZIP, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën lokale turistike, ka kënaqësinë që të prezantojë vlerat natyrore të Kripores korit diplomatik nëpërmjet promovimit të vëzhgimit të shpendëve dhe formave tjera të eko-turizmit të cilët janë të mundshme në Kripore, siç është vozitja e biçikletës.