E shtuna e parë e prillit është Dita e qytetit, sipas Statutit të Komunës së Ulqinit. Në këtë mënyrë në mënyrë simbolike shënohet fillimi i sezonit turistik, ndërsa qyteti rikujton traditën e vet detare dhe ullishtare.
Është bërë rregull se atë ditë në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës me praninë e mysafirëve të të ftuarve të shumët.
Mirëpo, në vrullin e epidemisë së koronavirusit, të shtunën, me 4 prill nuk do të ketë solemnitete.
Përveç urimeve të rastit.