Me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit” në plazhet publike të gjashtë komunave bregdetare, të shtunën, me 15 shtator, do të organizohet aksioni i pastrimit të bregdetit.
Aksioni i sivjetmë është i përqendruar në tërheqjen e vëmendjes në problemin e ndotjes së detit me mbeturina plastike, në veçanti me prodhime plastike njëpërdorimshme.
Shënimit të këtij aksion iu bashkëngjiten këto organizata: OJQ Akaioni i jonë, OJQ Green Home, OJQ Dr. Martin Schneider Jacoby, OJQ Green Mind, OJQ Eco Art, OJQ Mogul – Ulqin dhe OJQ Deti i Pastër nga Tivari, RDA – UBA, Knightsbridge Schools International Montenegro, Montenegro Eco Adventures dhe Into Pause.
Aksioni u ndihmua nga ana e delegacionit të BE-së në Mal të Zi, EU Info Qendra, NP “Të Mirat Detare” dhe Komuna e Kotorit.