Të shtunën e ardhshme: PUNËTORI PËR KANCERIN E GJIRIT DHE MITRES

pano ulcinj (1)Në Ulqin të shtunën e ardhshme, më 23 maj, me fillim në orën 10, do të mbahet punëtoria për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, për ç’gjë do të flasin doktorët eminent, prim. dr Nada Cicmil – Sariq dhe Dr Nebojsha Jokmanoviq.

Këtë tubim e organizon OJQ “Novartis” dhe “Femra sot”(Zena danas), me përkrahjen e Shtëpisë së shëndetit dhe komunës së Ulqinit.

Gjinekologët nga Ulqini do të tregojnë si kryhet parandalimi, a vijnë femrat rregullisht në shikim, si dhe për problemet tjera.

Organizatorët kanë njoftuar se në kuadër të punëtorive janë parashikuar shikimet e grave. Nëse interesimi është i madh atëherë ekziston mundësia e marrëveshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi