Këtë vit në Ulqin do të mbahet edicioni i XX i “Festivalit të grave krijuese”.
Ky eveniment organizohet nga Shoqata “Harmonia” dhe me përkrahjen e kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiq, ndërsa koordinatore është nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni.
Festivali do të mbahet të shtunën, me 15 shtator, me fillim në ora 19 në Sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës në Ulqin.
“Kanë konfirmuar pjesëmarrjen personalitete të spikatura të artit, letërsisë, të drejtësisë, të sektorit civil nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria”, tha Ibrahim Berjashi, drejtuesi i Shoqatës “Harmonia”.