Sipas kalendarit islamik të shtunën e ardhshme, më 25 tetor, fillon viti i ri 1436.
Atë ditë fillon muaji muharrem, në Ulqin i njohur si muaji i ashureve.
Dhjetë ditët e para të këtij muaji zakonisht kalohen në agjërim, si një nga mjetet më efikase për përsosjen e shpirtit, pastrimin e trupit, ngushtimin e rrugëve të djallit, qetësimin e shpirtit, durimi në vështirësitë që shkaktojnë uria dhe etja si dhe përmbajtja nga kërkesat.
Viti islamik quhet hixhri sipas fjalës arabe “hixhra” e cila shënon shpërnguljen e profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij të ndershme) dhe të pasuesve të tij nga Meka në Medinë, e cila ndodhi në vitin 622 sipas kalendarit julian.