Të shtunën: GARA E KALËRIMIT NË LARGËSI

Endurance, daljinsko jahanjeTë shtunën që vjen në Plazh të madh do të mbahet xhiroja e dytë e Ligës malazeze në disiplinën e kalërimit në largësi (ENDURANCE) në 30 km, mëson Portali UL-info.

Këtë garë e organizon Klubi sportiv i hipizmit “Buduqnost” në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, Organizatën turistike dhe NGP “Riviera e Ulqinit”.

“Shpresojmë se do të organizojmë ditë të paharrueshme për Ulqinakët, sidomos për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për të gjithë qytetarët e kësaj Komunë”, njoftuan organizatorët.

Hapja solemne e manifestimit sportiv, si dhe fillimi i garës do të organizohet para hotelit “Otrant”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi