Të shtunën kuvendi i Forcës: NIMANBEGU KANDIDAT PËR KRYETAR

Kumtesë për opinion e Forcës së Re Demokratike.

Forca e Re Demokratike, të shtunën me 30 tetor 2021 do të mbajë Kuvendin e IV-të zgjedhor. Kuvendi do të mbahet në Ulqin, në hotelin “Mediteran”.

Në këtë kuvend Forca do të bëjë ripërtërirjen e organeve udhëheqëse me struktura të reja, duke vënë në funksion pozicione të reja të strukturave partiake të cilat do të ndikojnë pozitivisht në avancimin dhe përfaqësimin  e partisë dhe të popullit të cilin e përfaqëson.

Përveç formimit dhe ristrukturimit të organeve udhëheqëse, Kuvendi do të shqyrtojë dhe aprovojë Statutin e ri dhe Programin e ri politik.

Parashihet që të ndryshojë edhe struktura partiake me zgjedhjen e Kryetarit të Partisë dhe të Këshillit Qendror. Organi i ri parasheh edhe vendin e Sekretarit të përgjithshëm i cili do të ketë kompetenca politike dhe ekzekutive.

Një ndër organet e reja është edhe Këshilli politik. Në këtë Këshillë do të inkuadrohen anëtarët me përvojë politike por edhe personat që nuk janë anëtarë të partisë me kredibilitet profesional. Ky këshillë duhet të jetë një tryezë e këshillimit të Kryesisë apo Këshillit Qendror për çështje të ndryshme politike dhe zhvillimore.

Me rifreskimin e kuadrove dhe mënyrën e re të funksionimit të partisë, duke shfrytëzuar përvojën e deritanishme, do të vazhdojë me prioritetet e strategjisë së FORCA-s të cilat do të jenë përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Mal të Zi, zhvillimi ekonomik në komunat me shumicë shqiptare, reduktimi i dallimeve programore dhe bashkëpunimi më i mirë me subjektet  tjera politike shqiptare dhe subjektet tjera me strategji progresive demokratike nga vendi dhe jashtë, demokratizimi i shoqërisë dhe vazhdimi i të qenit partner i sigurt në rrugën drejt përmbushjes së kushteve për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Këshilli Qendror i Forcës në mbledhjen e fundit ka aprovuar kandidaturën e Genci Nimanbegut për Kryetar të partisë. Gjatë organizimit të kuvendit është dakorduar që të formohet edhe Kryesia e re me emërimin e nënkryetarëve të rinj dhe Sekretarit Gjeneral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin