Biblioteka “Shefqet Musaraj” në Vlorë dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë nga Mali i Zi (BKSHMZ), me përkrahjen financiare të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH) organizojnë manifestimin “Krijuesit nga Ulqini në Vlorë”.
Në këtë eveniment kulturor do të marrin pjesë Ali Bardhi, Edita Nimanbegu, Gani Karamanaga, Gazmend Çitaku, Haxhi Shabani dhe Zuvdi Hoxhiq Berisha.
Sipas fjalëve të Gani Karamanagës, kryetarit të BKSHMZ-së, manifestimi do të mbahet të shtunën me 9 mars në Vlorë.