Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Ju fton të merrni pjesë në mbrëmjen letrare kushtuar 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Esad Mekuli.
Mbrëmja letrare do të mbahet të shtunën, më 17 dhjetor 2016, në orën 18.00, në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin.
Esad Mekuli lindi më 1916 në Plavë. Gjimnazin e kreu në Pejë më 1936. studioi veterinarinë në Beograd, ku u diplomua në fillim të vitit 1947. Specializoi parazitologjinë në Zagreb më 1947 dhe 1948. u doktorua në Fakultetin e Veterinarisë të Beogradit me temën “Kontribut për njohjen e piroplazmozave të kafshëve shtëpiake në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit”.
Me punën letrare filloi të merrej qysh në rininë e hershme, duke bashkëpunuar me revista të rinisë. Pas çlirimit botoi pesë përmbledhje poezish në gjuhën shqipe, gjashtë në gjuhën serbokroate dhe nga një në gjuhën maqedone dhe turke, dhe më se tetëdhjetë libra përkthimesh.
Ka qenë kryetar i parë i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i ASHAK.
Vdiq në Prishtinë më 1993.