Të shtunën, më 11 mars, me fillim në ora 12 organizohet aksioni i “pastrimit” të Port Milenës me topa me argjilë të pasuruara me mikroorganizma të dobishëm dhe efektiv.
Bëhet fjalë për teknologjinë japoneze që si rezultat përfundimtar do të jap kanalin më të pastër të Port Milenës, pa erëra të pakëndshme, llum dhe baktere të dëmshme.
Partneri i autorizuar për promovimin e kësaj teknologjie në Mal të Zi tha se ajo është krejtësisht e natyrshme dhe e pa dëmshme, përdoret në mënyrë të suksesshme në shumë vende tash shumë vite, dhe se të shtunën për herë të parë do të aplikohet në Mal të Zi.








