Të shtunën, me datën 30.09.2017, ne Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë- Ulqin do të mbahet Koncerti i Muzikës Kamertale, nga Ansambli “Pirolo” – Gjakovë.
Asnsambli “Pirolo” u formua në vitin 2014 dhe qëllimi i tijë ërshtë promovimi i artistëve të rinjë dhe muzikës artistke.
Ansambli nga viti 2014 ka organizuar më shumë se 40 koncerte mbrenda dhe jashtë vendit duke prezantuar në mënyrë dinjitoze vlerat e muzikës profesjoniste në Kosovë, Zvicër, Francë, etj. Funksionimi i Ansamblit është i ndarë në disa blloqe ku vendin kryesor e zenë Orkestra Kamertale e udhëhequr nga Pëllumb Vula me një numër rreth 30 instrumentishtësh, të cilët edhe do të jenë prezent në qytetin tonë.
Pas shumë koncerteve të realizuara në Kosovë, Francë, Zvicër, për këtë sezonë vjeshtore Ansambli ka planifikuar që për herë të parë të ndërmarr një turne në Shqipëri dhe Mal të Zi gjegjësisht në qytetin e Shkodrës më datë 29.09.2017 dhe Ulqinit më datë 30.09.2017 për të vazhduar më tutje në Kosovë Prishtinë dhe Gjakovë dhe në Maqedoni respektivisht në Shkup, Tetovë dhe Oher.
Programi është mjaft i bukur dhe atraktiv ku në fund do të përmbyllet me Suitën Holbertg të kombpozitorit Edward Grieg dhe të dirigjuar nga Pëllumb Vula.
Koncerti fillon në ora 19:00 h.
Salla e Madhe, Qendra e Kultures-Ulqin
Hyrja: Falas