Të shtunën në Ranë: PANAIRI I VITIT TË RI I SHF “BOSHKO STRUGAR”

Pristan Ulcinj, Rana Ulqin, KorzoShkolla fillore “Boshko Strugar do të organizojë të shtunën, më 20 dhjetor, Panairin e Vitit të ri dhe program të bukur kulturo-artistik, njoftohet Portali UL-info nga ky institucion arsimor.

Ky manifestim tashmë tradicional do të mbahet prej orës 10-14 në Ranë, para Kinemasë verore.

Panairi do të ketë karakter shitës, sepse nxënësit, me çmime simbolike, e për nevojat e punës të seksioneve të shkollës, do të shesin punimet e veta.

Organizatorët kanë thënë se presin pranin e një numri të madh të qytetarëve, para së gjithash, prindërve të nxënësve, duke shpresuar se të shtunën në Ulqin do të jetë mot i bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi