Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave-Podgoricë, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi-Ulqin dhe Biblioteka “Marin Barleti”-Shkodër organizojnë përurimi dhe ekspozitën e librave të krijuesve Shqiptarë të financuara nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.
Autorët nga Shkodra veçanërisht do të referojnë për këto vepra:
1.Hajro ULQINAKU: “Magjepsia e detit”
2. Ruzhdi USHAKU: “Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit
3. Gani KARAMANAGA: “Historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin”
4. Mustafa CANKA: “Ulqini në Perandorinë Osmane”
5. Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të ZI, Revista “Dija”
6. Jaho KOLLARI: “Poeti i mijëvjeçarit të tretë”
7. Ali GJEÇBRITAJ: “Nata me hënë”
8. Arlinda SUKALIQI: “Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies”
9. “Deti” : Përmbledhje me poezi nga konkursi i librarisë “ARTI”
Manifestimi do të mbahet me 9.maj.2015, e shtunë, me fillim në ora 11, në Bibliotekën e Shkodrës.