Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën turistike organizon për herë të parë Manifestimin “Shalqini i Ulqinit”.
Qëllimi i organizimit të një manifestimi të tillë e cila do të mbahet në Shtoj, të shtunën me 27 korrik, me fillim në ora 20,00, është promovimi i traditës së pasur që kemi në kultivimin e shalqinit si dhe promovimi i prodhuesve vendor si resursi kryesor i prodhimeve autentike vendore.
Traditë, Kulturë, Argëtim. Festë për të gjithë familjen!
Ju ftojmë të na bashkëngjiteni!